Lideri i PD-së, Sali Berisha në konferenca për mediat, foli përsëri për skandalet e Belinda Ballukut dhe implikimet e saj me kryeministrin e vendit.
“Edi Rama është në hall të madh, sepse pas tij qëndron Belinda Balluku. Në dosjen e saj në çdo 2-3 rrjeshta del Edi Rama. PD nuk do të vijë asnjëherë me dhunë në pushtet, por ne do hapim rrugën për ndryshi përmes denoncimeve dhe drejtësisë, kjo ka dalë në dosjet e Arben Ahmetajt. Jo vetë kaq, i keni parë të gjithë rilindasit kanë marrë të njëjtën pamjen e fytyrës së Lubisë”, u shpreh Berisha.









