-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kampusi Universitar/ Berisha: Thirrje KE dhe EuroJust të hetojë aferën Rama-Mogherini

Kryesoret

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se autoritete europiane duhet që të hetojnë “aferën Rama-Mogherini me kampusin në Tiranë”, që sipas tij është 8 herë më e madhe se ajo e Bryzhit.

Sali Berisha: Qëndrimi ynë është ky. Ne i bëjmë thirrje Komisionit Europian, prokurorisë publike Europiane, OLAFI-t dhe EuroJust të hetojnë aferën “Mogherini” në Shqipëri, e cila sipas të dhënave tona paraprake është të paktën 7-8 herë më e madhe se ajo e Bryzhit.
Frederica Mogherini lobistja e Edi Ramës, ka një marrëveshje sekrete me Ramën për kampusin e Kolegjit Europian, të cilën Edi Rama e mban sekret dhe nuk ja dha ndonjëherë parlamentit me të cilën këta grabisnin tokën e kampusit për studentët e Universitetit të Tiranës. Tokë e kadastruar dhe përcaktuar përfundimisht kampusin e studentëve. Për të cilin është bërë dhe projekti. Për të cilin ishin përcaktuar dhe fondet dhe në një marrëveshje korruptive të plotë, këtë tokë Edi Rama e grabit së bashku me Mogherinin dhe nuk dihet se çfarë fature kanë taksapaguesit shqiptarë dhe çfarë fature kanë taksëpaguesit europianë.
Prandaj e garantoj Edi Ramën se, pa një hetim të plotë nga institucionet kompetente të akuzës së BE-së, asnjë lloj veprimi nuk do pranohet në këtë vend, dhe se historia e turpshme e korrupsioni Rama-Mogherini duhet të sqarohet në gjykatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit