Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar një fjalim të fortë në një protestë të organizuar, ku ka theksuar situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi për shkak të qeverisjes së Edi Ramës.
Në këtë protestë, Lapaj ka akuzuar qeverinë për mbjelljen e drogës dhe krimit të organizuar në Shqipëri, duke e quajtur atë një shtet të turpit.
‘Ky shtet i turpit, që e çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh. Nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, varfëria dhe korrupsioni mbizotëron. Keqqeverisja dhe autokracia mbizotëron se shteti vendoset në funksion të krimit dhe kjo duhet luftuar. Do të mbahen mend si qeveria që mbolli drogë dhe frikë. Ndaj duhet ta presim nga rrënjët. Edi Rama o hajdut.’”









