-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Nuk është e vërtetë që Amerika ka ndaluar vizat për Shqipërinë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim”, deklaroi se mbledhja maratonë e qeverisë dhe ajo e grupit parlamentar kishin si qëllim përcaktimin e prioriteteve të vitit politik 2026. Ai theksoi se fokusi i qeverisë ishte vijimësia e programit dhe kalendari i zbatimit sipas sektorëve, ndërsa grupi parlamentar u përqendrua në rritjen e kapaciteteve për negociatat me Bashkimin Evropian.

“Në krye qëndrojnë, mbledhja maratonë e qeverisë, një traditë e fillmvitit dhe një mbledhje maratonë e grupit parlamentare. Të dyja këto takime kanë synuar vendosjen e piketave të vitit politik 2026. Sa i takon mbledhjes së qeverisëse, puna ka qenë e fokusuar të vazhdimësisë tek programi dhe kalendari i zbatimit të tij sipas sektorëve, në takimin e grupit jemi fokusuar te domosdoshmëria për të rritur kapacitetin në funksion të negociatave. Që do të thotë më shumë koordinim, më shumë ndërveprim, më shumë organizim dhe mbi të gjitha më shumë përqendrim te ky objektiv historik dhe strategjik për Shqipërinë.

Duhet të jetë e qartë për shumicën qeverisës, për cilindo dhe cilëndo është në pararojën e PS duke qenë në nivelin më të lartë të përfaqësimit, ky proces është proces që do vijë duke u vështirësuar muaj pas muaj pasi kemi të bëjmë me një volum legjislativ, që kurrë më parë nuk ka kaluar filtrin vendimmarrës të republikës së Shqipërisë, nga konsultimi publik, tek qeveria dhe pastaj tek Parlamentin, por jam besimplotë që grupi parlamentar do jetë në lartësinë e kësaj sfide, ndërkohë kemi folur për aspekt të tjera duke dëgjuar raportimet e disa komisioneve”, tha ai.

“Amerika nuk ka ndaluar vizat për Shqipërinë. Administrata aktuale nën orientimin e qartë prej kohësh e Presidentit Trump për politikën e re për emigracionin ka vendosur për 75 vende të botës, përfshirë edhe disa në Ballkan, të bëjë një pezullim të përkohshëm për lejet e punës në SHBA, jo vizave për në Amerikë. Por lejet e qëndrimit për punë në Amerikë. Për këtë kategori vendesh kanë vënë re marrjen e vizës për turizëm dhe biznes dhe mos respektimit të afateve dhe qëndrimit atje për një punë. Kjo shkon në linjën krejt normale të politikës së re të Trump dhe nuk ka pikën e lidhjes me ato që u thanë dhe që hidhen përpjetë, që do të humbin thellë e më thellë” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit