-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama me “Smart Cityn” po përgjon çdo lëvizje të qytetarëve

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se Edi Rama me projektin “Smart City” po kompleton survejimin më të paligjshëm dhe total të qytetarëve shqiptarë, në çdo lëvizje të tyre.

“Sot jam para jush për të denoncuar përsëri projektin e quajtur Smart City, Qyteti i Mençur, të themi. Së pari, si projekt ky synon survejimin e plotë të lëvizjeve të çdo qytetari. Në qoftë se një vit më parë u vendosën në të gjitha kompanitë e telefonave aparaturat e regjistrimit të plotë të internetit dhe telefonave të celularëve me pretekstin e ndërprerjes së TikTokut, tani me Smart City, Edi Rama kompleton survejimin më të paligjshëm dhe më total të qytetarëve shqiptarë, të çdo lëvizje të tyre.


Ky përbën asgjësimin e plotë të privacisë së tyre, pasi ky sistem regjist
on jo vetëm individin, por dhe fytyrën me të gjithë emotivitetin e saj të individit. Lëvizjet e tij në çdo destinacion. Vizitat e tij tek miqtë, tek të afërmit, tek shokët. Privacinë e tij në lokale dhe kudo që shkon. Kjo është vendosja e qytetarëve shqiptarë në kontroll të plotë, automjeteve të tyre, lëvizjeve të tyre.

Dhe në këtë aspekt, aq sa të dhënat e një individi janë private, ato bëhen shtetërore. Aq sa të dhënat e një shoqërie janë shtetërore, ato eksportohen në duart e kujtdo. Tani çdo organizatë kriminale nuk ka më nevojë përveçse të fusë kthetrat në kamera dhe të marrë vesh se ku e ka gjahun e vet për ta marrë peng, për ta vrarë, për ta ekzekutuar, etj, etj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit