Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PD-së, Flamur Noka ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës për praninë e medias në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, ku do të trajtohet ankimimi për përjashtimin e deputetëve demokratë.
Ai ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për tentativë për të heshtur opozitën dhe për lidhje me grupe kriminale.
“Sa më shumë më luftoni ju, aq më shumë ndihem krenar që kam përmbushur misionin tim si deputet opozite.” Ai po ashtu paralajmëroi qeverinë se opozita do të vazhdojë të luftojë për drejtësinë dhe paralajmëroi për zhvillime të mëtejshme më 24 janar.”









