Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçe.
Ngjarja ndodhi në orët e para të së mërkurës, më 21 janar 2025. Policia ka konfirmuar se i dyshuari ka pasur probleme të shëndetit mendor.
Ekspertët që kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes kanë raportuar se nuk është gjetur mjeti që ka shkaktuar vdekjen, por viktima ka pësuar lëndime në kokë. I dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejshme.
Hetimet janë duke u zhvilluar nga Policia dhe Prokuroria, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.









