-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë/ Arrestohen tre persona për trafikun e kokainës, sekuestrohen armë dhe para

Kryesoret

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm antidrogë të koduar “Cargo 2”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë Elvi Meta (26 vjeç), Igli Canaj (33 vjeç) dhe Alban Kopaçi (32 vjeç), të gjithë banues në Tiranë.

Sipas autoriteteve, ata dyshohet se furnizonin grupe shpërndarësish me kokainë në kryeqytet.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 1 kilogram e 36.6 gramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu me municion, 121,000 euro, 60 milion lekë dhe 5,000 paund, si dhe një automjet tip “Escalade” dhe pesë telefona celularë.

Një nga automjetet e të arrestuarve është lokalizuar në zonën e Unazës së Madhe të Tiranës. Të arrestuarit janë akuzuar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, dhe materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë së Tiranës për vazhdimin e hetimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit