Policia e Durrësit ka arrestuar 56-vjeçarin, i cili paraditen e sotme plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare dhe një kalimtar të rastit që ndërhyri për të parandaluar ngjarjen.
Mikel Ndoj qëlloi dhe plagosi me thikë vajzën në Durrës dhe një kalimtar që ndërhyri për t’i ndarë. Vajza e plagosur Xhesika Ndoj 23-vjeçe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu edhe i plagosuri Onard Memlika.
Krimi ndodhi në rrugë, pranë agjencisë imobiliare ku punonte 24-vjecarja. I ati, me thikë në dorë i ka shkuar tek puna dhe pasi kanë debatuar e ka goditur në ambientet e jashtme të agjencisë. Policia tha se ka shpallur në kërkim autorin e krimit të rëndë në familje.
56-vjecari Mikel Ndoj ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe jetonte në Itali. Ditët e fundit ishte kthyer në vendlindje ku dhe është konfliktuar me të bijën.
Emrat, dinamika dhe motivet, si e qëlloi babai vajzën me thikë?









