Stuhia e fuqishme dimërore “Fern” ka shkaktuar vdekjen e të paktën 34 personave në disa shtete të Shteteve të Bashkuara.
Temperaturat ekstreme, me ndjesi të të ftohtit deri në -50 gradë Fahrenheit, kanë krijuar kushte tejet të rrezikshme.
Autoritetet raportojnë viktima nga hipotermia, aksidente rrugore dhe incidente të tjera, ndërsa qindra mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike.
Situata ka ndikuar edhe në transportin ajror, me shumë fluturime të anuluara.
Meteorologët paralajmërojnë se i ftohti ekstrem dhe stuhitë pritet të vazhdojnë edhe ditët në vijim, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.









