-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manipulimi i votave në Kosovë/ REL: Pse u zbulua tani dhe a ka ndodhur edhe më herët?

Kryesoret

“Procesi më i komprometuar zgjedhor” – kështu e përshkroi Laura Pula, koordinatore nacionale për zgjedhje nga Prokuroria e Shtetit, krejt atë që ndodhi pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë.

Dhe njëmend, vështirë të krahasohet me diçka të ngjashme në të kaluarën.

Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë intervistuar qindra njerëz, kanë ndaluar dhjetëra dhe po i vazhdojnë hetimet nën dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë.

Si rezultat, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për rinumërim të plotë të votave për kandidatë në të gjitha komunat e vendit. Votat për partitë nuk u cenuan.

Ndonëse shumëkush u habit me atë se çfarë ndodhi, për njohësit e zhvillimeve politike duket se manipulimi me vota ka qenë “sekret publik”.

Shembull, për Artan Muhaxhirin, diçka e tillë ka qenë praktikë e pranuar nga të gjithë dhe asnjërës parti politike nuk i ka konvenuar të reagojë.

Arsyeja?

Sipas tij, liderët dëshirojnë ta dirigjojnë mënyrën e përzgjedhjes së deputetëve, për t’i çuar përpara më lehtë agjendat e tyre.

“Kësaj radhe ishte një evoluim, mbase i rastësishëm i sistemit, sepse ndonjëherë mjafton që brenda sistemit të ekzistojë vetëm një person në pozitë të rëndësishme, i cili nuk është pjesë e skemës kriminale, dhe ta demaskojë atë.

Fjala është për kryeprokurorin e Prizrenit [Petrit Kryeziun], i cili pati guxim që ta ngre zërin në mënyrë të fuqishme, me shpejtësi ndaj këtyre keqpërdorimeve dhe pastaj për këtë arsye nuk pati mundësi që kjo vjedhje e madhe industriale të mbulohej”, i tha ai Radios Evropa e Lirë (REL).

Për dallim prej Muhaxhirit, që fajin e drejton tek udhëheqësitë partiake, Agon Maliqi beson se kjo situatë mund të tregojë se liderët e partive politike ndoshta nuk i kanë strukturat e tyre nën kontroll si dikur.

“Është përfolur shumë edhe më herët se ka shumë ndikim të komisionerëve lokalë dhe bashkëpunim ndërpartiak të numëruesve, që kryesisht vijnë nga të njëjtat rajone, dhe kanë interes të përbashkët që të bashkëpunojnë, sepse pa bashkëpunim mes tyre kjo nuk bëhet”.

REL-i ka bërë përpjekje të marrë komente nga partitë më të mëdha shqiptare lidhur me këto pretendime, mirëpo ato nuk kanë qenë të qasshme. (REL)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit