-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dibër/ Arrestohet 42-vjeçari për tentativë largimi nga pika kufitare

Kryesoret

Një 42-vjeçar është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, pasi refuzoi të përmbahej nga urdhri i policisë për kontroll të imtësishëm dhe tentoi të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt 2026, rreth orës 17:20, në dalje të Shqipërisë. G. K., nga Maqedonia e Veriut, ishte në procesin e daljes nga vendi kur iu kërkua të kalonte në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar.

Pavarësisht kërkesës, ai kundërshtoi urdhrin dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke vënë në rrezik punonjësit e Policisë.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, ai u ndalua dhe u arrestua në flagrancë. Ndaj tij janë ngritur akuza për “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Automjeti i tij është sekuestruar dhe çështja i kaloi Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit