-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interpelanca Blushi-Lamallari, Meta: A e di Diella e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 h ujë në ditë?

Kryesoret

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka reaguar nga qelia pas interpelancës së zhvilluar nga ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari dhe deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Teksa Lamallarit i drejtohet si ‘Diella’, Meta shkruan se në qendrën e paraburgimit ‘Jordan Misja’ dritat kanë ikur 42 herë vetëm dje, ujë ka vetëm 3 orë në ditë, të burgosurit vdesin në izolim nga mungesa e shërbimit shëndetësor dhe gardianët nuk marrin shpërblime për punën jashtë orarit.

“Dëgjova “Diellën” e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe meqë nuk e di po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV “Jordan Misja”, jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu.

A e di “Diella” e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?

A e di “Diella” e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?

A e di “Diella” e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit?

E ç’mund të presësh nga “Diellat”?

Ndërsa lidhur me respektimin e të drejtave të mia dua t’u kujtoj të gjithë qytetarëve që akoma nuk më kanë dorëzuar të zbardhur, as mua, as avokatit tim, vendimin e 2 korrikut 2025, të dënimit tim të dytë nga IEPV “Jordan Misja” për lirinë e fjalës”, shkruan Ilir Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit