Qeveria i propozon Kuvendit dy emrat e anëtarëve të rinj për Këshillin e Mbykëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës të këshillit të Ministrave, e drejtuar nga vetë kryeministri Edi Rama.
Qeveria i propozon Kuvendit zgjedhjen nëpërmjet votimit të Jonida Priftit dhe Ervin Metes.
Mete ka qenë pjesë e kabinetit “Rama”, pasi ka drejtuar më herët Ministrinë e Financave, njëkohësisht edhe ish-zv.ministër në këtë dikaster.









