E ardhmja Dusan Vlahovic duket gjithnjë e më larg Juventusit, teksa sulmuesi serb po punon për t’u rikthyer nga dëmtimi.
Me kontratën që i skadon në qershor 2026, Vlahovic pritet të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos si lojtar i lirë.
Për shërbimet e tij kanë shfaqur interes gjigantët e Premier League, Chelsea dhe Tottenham, të cilët nuk kanë problem të përballojnë pagën e tij të lartë.
Në garë mbeten po ashtu edhe klube si Borussia Dortmund, Barcelona dhe Atletico Madrid.
Megjithatë, një skenar surprizë mbetet Milani i Massimiliano Allegrit. Trajneri që e njeh mirë serbin mund të tentojë transferimin e tij në “San Siro” verën e dytë, pasi Igli Tare nuk arriti të mbyllet për një sulm në janar.









