-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi kritikon Ramën: Frika e tij tregon fundin e pushtetit

Kryesoret

Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama lidhur me protestën e opozitës para Kryeministrisë. Ai e ka akuzuar Ramën për frikë nga opozita dhe qytetarët që kërkojnë ndryshimin, duke theksuar se përdorimi i dhunës tregon pasiguri për pushtetin që ai mban.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Edi Rama sot foli si të gjithë diktatorët që duan ta mbajnë pushtetin me dhunë. Qetësia dhe siguria e tij janë zhdukur nga frika dhe paniku. Edhe reagimi sadist i policisë mbrëmë kundër njerëzve të lirë, qytetarëve, deputetëve, të miturve, reflektoi frikën e Edi Ramës për humbjen e pushtetit.

Edi Rama ka frikë. Frikë se njerëzit nuk heshtin më. Frikë se ata nuk tërhiqen. Frikë se opozita nuk zmbrapset.

Është një aksiomë e pashkruar: kur pushteti fillon të veprojë me mllef, urrejtje dhe armiqësi ndaj kundërshtarëve politikë, ai po ndien fundin. Por e siguroj Edi Ramën se vendosmëria e njerëzve të lirë dhe e opozitës nuk shuhet as me ujë me piper, as me gaz lotësjellës, as me shkopinj gome.

Protestat do të vazhdojnë, sepse asgjë nuk e ndal dot më ndryshimin.

Gazi lotsjellës, skafandrat e policisë, shkopinjtë e gomës, dhuna barbare e Edi Ramës nuk mund ta ndalin kohën. Koha e tij po mbaron.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit