-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ U përplas me kamionin, ndërron jetë 32 vjeçari shqiptar në Itali

Kryesoret

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, në provincën e Bolonjës, ku ka humbur jetën 32-vjeçari shqiptar Leonard Fjora, banues në Marzabotto.

Sipas policisë, Fjora po drejtonte një Volkswagen Lupo, kur parpitur hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas me një kamion mbeturinash.

Pas përplasjes së fortë, automjeti i 32-vjeçarit u përfshi nga flakët, ndërsa i riu nuk arriti që të dilte.

Shoferi i kamionit pësoi lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve të Casalecchio-s, aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të një parakalimi të rrezikshëm nga ana e Fjorës.

Policia është duke kryer hetimet për të zbuluar rrethanat e plotë të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit