-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rama është hakmarrës primitiv”, Berisha: Ai përdori fjalën e dajës së tij xhelat kundër protestuesve

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha sot në konferencë për mediat foli për protestëln e ditës së djeshme dhe dhunën e ushtruar të policisë ndaj protestuesve dhe demokratëve, duke thënë se e gjitha kjo skenë ka ndodhur me urdhër të Edi Ramës.

Fjala e Berishës

Dhuna ndaj deputeteve tregon se Rama kërkon përballje civile. Rama është hakmarrës primitive që për të shpëtuar nga vjedhjet që ka bërë me Lubinë është i gatshëm për çdo veprim vetëm ti shpëtojë ligjit. E garantoj se është i pashpresë. Kryengritja paqësore fakton këtë që Rama është i pashpresë.

Ata po e kuptojnë që kohërat i kanë të numëruara. Rama përsëriti sot në mëngjes thirrjet e dajkos së tij xhelat Sotir Koleka, i cili më 11 dhjetor 1990 bënte thirrje në plenumin e komitetit qendror t’i futen tanket studenteve, sepse ata janë …përdori atë fjalë që nuk dua ta them këtu, që Edi Rama e mban në gojë nga mëngjesi deri në darkë. Rama përdori fjalorin e dajos së tij xhelat kundër protestueseve. Një popull të tërë e quajti me ato fjalë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit