Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me homologun e tij Edi Rama në Prishtinë, përmes një postimi në facebook ka ndarë disa foto duke shkruar se fokusi i takimit ka qenë i bazuar në diskutimin e marrëveshje bilaterale mes dy qeverive, si dhe përgjegjësia për tu ardhur në ndihmë qytetarëve nga të dyja anët e vendeve.
Postimi i Kurtit
Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë.
Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë.
Related