E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar sot një takim me Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.
Takimi, i cili ka ndodhur në Kryesinë e Kuvendit, vjen pas një dite intense politike, ku Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste ka propozuar ndryshime ligjore në Nenin 242, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ministrave dhe zyrtarëve të lartë nga pezullimi nga detyra.
Takimi mes VanHorn dhe Peleshi pasqyron angazhimin e SHBA-së për të mbështetur proceset e integrimit dhe reformat në Shqipëri.









