-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK kërkon 39 vite burg për drejtorët e ‘5D’-së së Veliajt

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për Dosjen 5D dhe ka kërkuar dënimin e 7 zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës. SPAK kërkoi dënimin e 3 drejtorëve të Bashkisë dhe 4 të pandehurve të tjerë, përfaqësues të Bashkisë dhe kompanisë “5D”.

SPAK ka kërkuar 11 vite burg për ish-drejtorin e Bashkisë së Tiranës Redi Molla, 9 vite burg për ish-drejtorin Mariglen Qaton dhe 4 vite për Taulant Tushen. Për të pandehurit e tjerë, SPAK kërkoi 2 vite burg për Albano Jankun, nga 3 vite burg për Enton Punavijan dhe Julian Zanaj, 7 vite burg për Nestor Muhametllari. Krahas dënimit, SPAK kërkon që të pandehurit të mos ushtrojnë funksione publike për 5 vite.

I vetmi që ndodhet në burg nga ish-zyrtarët e mësipërm është ish-drejtori Mariglen Qato. Ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Redi Molla dhe Mariglen Qato thotë SPAK, kanë qenë pronarët “de facto” të shoqërisë 5D Konstruksion sh.p.k, duke përdorur pronarë fiktivë, ndërsa vetëm në këtë dosje të dërguar për gjykim kanë marrë 12 tendera duke përfituar rreth 2 milionë euro në periudhën 2016-2020.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit