PREZUMIMI I PAFAJËSISË DHE STANDARDI I PROVËS NË RAPORT ME ISH-KRERËT E UÇK-së DHE PRESIDENTIN HASHIM THAÇI!!!! NJË ANALIZË JURIDIKE NË DRITËN E SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE!!!!
Procesi penal që po zhvillohet sot, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe bashkëluftëtarët e tij, përbën një nga proceset më të rëndësishme juridike në historinë moderne të drejtësisë ndërkombëtare. Ky proces nuk përfaqëson vetëm shqyrtimin e përgjegjësisë individuale penale të disa individëve konkretë, por përbën një provë reale të integritetit të parimeve themelore të së drejtës penale ndërkombëtare dhe të standardeve universale të procesit të rregullt ligjor.
Në këtë kuadër, kërkesa për pafajësi e paraqitur nga ish-Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, përfaqëson ushtrimin e një të drejte themelore juridike, të garantuar nga neni 6, paragrafi 2 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe neni 14, paragrafi 2 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, të cilat përcaktojnë qartë se çdo person prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme.
Ky parim krijon një standard të qartë juridik: Barra e provës i takon ekskluzivisht organit të akuzës. I pandehuri nuk ka asnjë detyrim juridik për të provuar pafajësinë e tij. Përkundrazi, është detyrë e akuzës të provojë, përmes provave të ligjshme, të besueshme dhe të verifikuara, ekzistencën e të gjithë elementëve të përgjegjësisë penale individuale, përfshirë elementin material (actus reus) dhe elementin subjektiv (mens rea).
Në jurisprudencën e konsoliduar ndërkombëtare, përfshirë praktikat e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), është theksuar qartë se përgjegjësia penale është gjithmonë individuale dhe nuk mund të bazohet në pozicionin politik, ushtarak apo institucional të një individi. Vetë fakti që një person ka mbajtur një funksion drejtues, përfshirë funksionin e ish-Presidentit të Republikës, nuk përbën në vetvete provë juridike të përgjegjësisë penale.
Parimi themelor i së drejtës penale, nulla poena sine culpa (nuk ka dënim pa faj), kërkon që çdo përgjegjësi penale të mbështetet në prova konkrete, individuale dhe të drejtpërdrejta, të cilat vërtetojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm përfshirjen personale të të pandehurve në veprime që përbëjnë vepër penale sipas së drejtës ndërkombëtare.
Në këtë kontekst, kërkesa për pafajësi e ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, përbën një sfidë juridike të drejtpërdrejtë ndaj akuzës dhe aktivizon detyrimin absolut të saj, për të përmbushur standardin më të lartë të provës të njohur në të drejtën penale. Çdo vendim fajësie, në mungesë të provave që plotësojnë këtë standard, do të përbënte një shkelje të drejtpërdrejtë të prezumimit të pafajësisë dhe të parimeve themelore të drejtësisë ndërkombëtare.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në çështjen Barberà, Messegué dhe Jabardo kundër Spanjës, ka theksuar se prezumimi i pafajësisë kërkon që çdo dyshim të interpretohet në favor të të pandehurit, sipas parimit universal in dubio pro reo. Ky parim nuk është një favor procedural, por një detyrim juridik që rrjedh drejtpërdrejt nga vetë natyra e drejtësisë penale.
Po ashtu, në çështjen Telfner kundër Austrisë, Gjykata ka theksuar se dënimi penal, nuk mund të mbështetet në supozime, perceptime apo probabilitete, por vetëm në prova të qarta dhe bindëse që eliminojnë çdo dyshim të arsyeshëm mbi fajësinë individuale të të pandehurit.
Në rastin konkret, pozicioni historik dhe institucional i ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të UÇK-së, nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojë standardin juridik të provës. Drejtësia penale ndërkombëtare nuk funksionon mbi bazën e rolit historik të individëve, por mbi bazën e provave konkrete juridike.
Ky është dallimi themelor midis përgjegjësisë historike dhe përgjegjësisë penale. E para është objekt i interpretimit historik, e dyta është objekt ekskluziv i provës juridike.
Gjithashtu dua të theksoj se: Integriteti i drejtësisë ndërkombëtare, matet pikërisht në aftësinë e saj, për të respektuar këto parime, veçanërisht në rastet më të ndjeshme dhe më të rëndësishme. Prezumimi i pafajësisë, barra e provës mbi akuzën dhe standardi i provës përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, nuk janë thjesht norma proceduriale, por garanci themelore të lirisë dhe drejtësisë.
Vetëm përmes respektimit rigoroz të këtyre parimeve mund të arrihet një vendim që është jo vetëm juridikisht i vlefshëm, por edhe moralisht dhe historikisht i drejtë. Faleminderit Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me sakrificën, qëndresën dhe përballjen tuaj në kohët më të errëta, rikuperuat një pjesë të trupit të gjakosur të kombit shqiptar.
Faleminderit që qëndruat, kur shumëkush nuk mundi.
Faleminderit që mbajtët barrën e historisë mbi supet tuaja, jo për lavdi personale, por për dinjitetin dhe lirinë e një populli të tërë, të masakruar dhe përzënë nga trojet e tyre etnike.
Faleminderit për plagët që morët, për dhimbjet që përjetuat dhe për sakrificën që nuk mund të matet me asnjë standard tjetër, veçse me vetë lirinë që sot ekziston.
Sepse ka sakrifica që nuk i përkasin vetëm një kohe, por bëhen pjesë e përhershme e ndërgjegjes së një kombi.
Dhe ka emra që nuk gjykohen vetëm në sallat e drejtësisë, por mbeten të shkruar përgjithmonë në historinë e rikthimit të dinjitetit dhe të drejtës së një populli për të jetuar i lirë në tokën e vet.
Faleminderit që me sakrificat tuaja rikuperuat një pjesë të trupit të prerë dhe të gjakosur të kombit shqiptar.
HISTORIA NUK HARRON. KOMBI NUK HARRON. LIRIA KA TË SHKRUAR NË SHKËMB GRANITI EMRAT TUAJ. FALEMINDERIT PRESIDENTI THAÇI DHE ISH-KRERËVE TË UÇK-së.









