-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Qeveria nuk ul çmimin e bukës por heq TVSH-në për importin e jahteve luksoze

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i partisë së Lirisë, Tedi Blushi,  përmes një vidieo të postuar në rrjete sociale është shpehur në lidhje me TVSH. Ai kritikon qeverinë ndërsa shton që uljet e cmimeve nuk e përdorin në produktet bazë ushqimore por në gjërat e luksit.

Ai gjithashtu u ndal edhe tek pezullimi vendim gjykate për deputeten dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku nga funksionet ekzekutive dhe hetimet e SPAK-ut për çështjen e tenderave publik.

“Qeveria nuk ul çmimin e bukës! Nuk ul çmimin e një kokërr veze. Nuk ul çmimin e qumështit! Nuk ul çmimin e vajit! Nuk ul çmimin e miellit.
Por çfarë bën kjo Qeveri? Heq TVSH-në për importin e jahteve luksoze. Ul taksat për resortet me 5 yje. Fal tatime për oligarkët e betonit dhe zaptuesit e tokës publike dhe të bregdetit. Në një shtet ku buka e gojës tatohet më shumë se luksi, nuk është shtet social, është shtet kriminal. Çfarë qeverie është kjo që u shtrëngon barkun të varfërve dhe u shton oreksin të pasurve?”, deklaron ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit