Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi zyrtarisht vrasjen e ministrit të inteligjencës së Iranit Esmail Khatib gjatë natës.
“Gjatë ditës, priten surpriza të rëndësishme në të gjitha frontet, të cilat do të çojnë në një përshkallëzim të luftës që po zhvillojmë kundër Iranit dhe Hezbollahut”, tha ai.
Sipas tij, “intensiteti i sulmeve ndaj Iranit po përshkallëzohet – ne jemi në mes të një faze vendimtare. Politika e Izraelit është e qartë dhe e paekuivok: Askush në Iran nuk ka imunitet dhe të gjithë janë nën mbikëqyrje”.









