Sot në Tiranë po zhvillohet protesta e 21-të kundër kryeministrit Edi Rama, e cila ishte thirrur të nisë në orën 19:00, por organizimi ka filluar më herët në sheshin “Skënderbej”.
Sipas raportimeve, protestës i është bashkuar edhe diaspora shqiptare, me mijëra qytetarë që kanë mbërritur në kryeqytet për t’iu bashkuar tubimit.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit e kanë cilësuar protestën si një nga më të mëdhatë të mbajtura ndonjëherë në vend, me pjesëmarrje të gjerë nga brenda dhe jashtë Shqipërisë.
/5pyetjet.al









