-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jamie Shea: S’dua të vdes pa e parë Kosovën në NATO

Kryesoret

“Kosova ishte një tregim suksesi”, ka thënë zëdhënësi i NATO-s në kohën e bombardimeve në Kosovë, Jamie Shea. Duke kujtuar kohën e intervenimit të NATO-së gjatë luftës në Kosovë më 1999, ish-zëdhënësi i NATO-s ka thënë se nuk ka qenë e lehtë që të arrihej konsensusi për të bërë një gjë të tillë.

Në intervistën dhënë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, me rastin e 27-vjetorit të sulmeve të aleancës mbi caqet ushtarke serbe, Shea ka thënë se në atë kohë kishte dyshime nëse fushata ajrore do të ishte e suksesshme dhe se kishte diskutime për një operacion tokësor.

Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, po ashtu ka folur edhe për rrugëtimin e Kosovës në aspektin e sigurisë pas çlirimit të saj. Ai ka shprehur dëshirën që të mos vdesë pa e parë Kosovën në NATO.

“Do të isha sigurisht shumë i irrituar nëse e lë këtë botë pa e parë Kosovën si pjesë të NATO-s dhe mendoj se kjo gjë do të ndodhë. Mendoj se Aleancës së NATO-s i duhet më shumë imagjinatë kur bëhet fjalë për Kosovën”, ka thënë Shea.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit