-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afati po skadon, Haxhiu: Si do të veprojmë për Presidentin e ri

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në një deklaratë për mediat u shpreh se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja dhe se nevojiten diskutime serioze për çështjen e presidentit. Haxhiu theksoi se Lëvizja Vetëvendosje i ka 66 vota, por është e pamjaftueshme për presidentin, pasi nevojiten 80 vota në kuti në dy raundet e para.

“Unë mendoj që kjo çështje i takon niveleve dhe grupeve parlamentare, diskutimeve që do të bëhen në këtë drejtim, në anën tjetër, në ditën kur ne kemi pasur përpjekje për ta zgjedhur presidentin e vendit më 5 mars nëse i rikthehemi asaj seancë unë kam thënë në fund se seanca do të vazhdojë kur të plotësohen kushtet, pra unë nuk e kam mbyllur seancën, prandaj seanca do të vazhdojë në momentin që do të krijohen kushtet.

Deri atëherë nevojiten diskutime serioze, pra jo në aspekte të tilla procedurale, por diskutime serioze nëse duam apo nuk duam përnjëmend ta zgjedhim presidentin. Për faktin se është e rëndësishme që ajo që thuhet në takime të mbyllura të jetë qëndrim real dhe jo vetëm diskutim sa për të thënë. Natyrisht që kërkesat për takime do të vazhdojnë, por në anën tjetër nevojitet edhe vullnet i palës tjetër. Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, zgjedhjet sapo i kemi përfunduar dhe qytetarët kanë folur, kanë dhënë mesazhin e tyre…Kemi shumë punë për të bërë”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit