Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi këta të fundit u kapën duke shpërndarë drogë në lokalet e natës në disa zona në Tiranë.
Të arrestuarit e shpërndanin lëndën e kokainës në lokalet e zonës së Bllokut.
Emrat e personave të arrestuar janë Enis Haxhiaj, 39 vjeç; Akil Ndreu, 37 vjeç; Klevis Maqellari, 30 vjeç; Raul Loka, 29 vjeç; Endrijus Shaliu, 34 vjeç; Ergi Hasani, 26 vjeç; Migert Balla, 31 vjeç; Arli Gjokmeli, 36 vjeç dhe Fradjo Keli, 32 vjeç dhe Orges (Dritan) Jahelezi, 32 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore.









