-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet babai i Ervis Martinajt: Fatin e djalit tim e dinë të gjithë

Kryesoret

I ati i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur ditën e sotme në GJKKO pasi është thirrur nga Prokurori për të dëshmuar në procesin lidhur me pronat e të birit. Martinaj ka deklaruar se fatin e djalit të tij e dinë të gjithë përveç medias dhe prokurorisë.

“Fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë. Djali im është ekzekutuar në Durrës, si nga e di?! Jam babai pra!

Dhe për këtë çështje kam dhënë shpjegime para agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku jam paraqitur me iniciativën time, kam ardhur vetë. Këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë lënë Kurbinit.

Nuk kam fuqi as për hakmarrje. Kam ardhur se më ka thirrur gjykata, jam invalid, kam bërë disa ndërhyrje shëndetësore. Këta merren me vogëlsira dhe nuk merren me gjëra madhore,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit