-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Kjo nuk është lufta jonë’- Stramer: Nuk do të dërgojmë trupa në Iran

Kryesoret

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave britanike në Iran, duke distancuar vendin nga përfshirja e drejtpërdrejtë në konflikt.

“Kjo nuk është lufta jonë dhe nuk do të tërhiqemi në të”, deklaroi ai.

Starmer theksoi se Britania po ndërmerr “masa mbrojtëse” për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe interesave të saj, si dhe për të mbështetur aleatët në rajon.

Ai shtoi se Londra do të vazhdojë përpjekjet për të ndihmuar në rihapjen e Ngushtica e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të naftës, por ritheksoi se vendi nuk do të përfshihet në luftë.

Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar ka miratuar përdorimin e bazave të saj nga SHBA për sulme ndaj objektivave iraniane që lidhen me kërcënimet në këtë ngushticë strategjike.

Gjithashtu, Britania ka dërguar avionë luftarakë për të ndërhyrë dhe neutralizuar raketat iraniane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit