-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Editoriali Rama-Vuçiç/ Shehu: Kërkoj interpelancë me Kryeministrin

Kryesoret

Deputeti demokrat dhe ish-drejtuesi politik për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka njoftuar për shkresën zyrtare që i ka depozituar kreut të Kuvendit, Niko Peleshit, për një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me me botimin e artikullit në bashkëautorësi me Presidentin serb Aleksander Vuçiç.

Postimi i Shehut

Depozitova kerkesen per interpelance me Kryeministrin ne lidhje me botimin e artikullit me bashkeautor Z. Vucic. Teksti i kerkeses eshte ne vazhdim:
— Me 28 shkurt 2026, Kryeminisri Z. Edi Rama, me bashkeautoresi te Presidentit serb Aleksander Vucic kanë publikuar një editorial ne median gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Së bashku, ata kane bërë një propozim publik drejtuar Bashkimit Europian per një qasje të re ne procesin e zgjerimit drejt
vendeve të Ballkanit Perendimor, duke hequr dore nga antaresimi i plote, por duke u vetemjaftuar me një integrim të vendeve kandidate vetëm në tregun e brendshem dhe zonen Schengen.
Pavaresisht se ai eshte nje artikull, nuk mund te mos reflektoje nje vullnet politik te Kryeministrit dhe per rjedhoje te Qeverise se Shqiperise, aq me shume kjo kur realizohet ne bashkeautoresi me Presidentin e Serbise. Si I tille ai ka detyrimisht pasoja politike e diplomatike rajonale, ne maredheniet e vendit tone me Brukselin e vendet partnere, gje qe ben imperative kete interpelance parlamentare.
Ne fakt ky qendrim i Kryeministrit Edi Rama bie në kundërshtim me Rezolutat e miratuara më herët në Kuvendin e Shipěrise, ku shprehet qartesisht vullneti per antaresimin e plote në BE si objektiv madhor dhe strategjik, te rikonfirmuar permes deklaratave të perbashkëta Shqiperi-BE në kuadër të Komitetit
Nderparlamentar të Stabilizim Asocimit. Njëkohesisht keshtu shkelen parimet e Kuadrit Negociator Shqiperi-BE, qe perben një angazhim kontraktual me Bashkimin Europian. Dhe më e rendesishmja, keshtu cenohen interesat strategjike të Republikës së Shqiperise, Republikës së Kosovës, dhe në tërësi të faktorit shqiptar në rajon.
Me qellim garantimin efektiv te vullnetit te shprehur nga Kuvendi, si dhe te interesave strategjike kombëtare, në cilesinë e deputetit te Kuvendit te Shqipërise, bazuar ne nenin 80, pika 1 te Kushtetutes dhe nenin 96. pikat 1 dhe 2 te Regullores së Kuvendit, kerkoj zhvillimin e nje interpelance me Kryeministrin Z.Edi Rama lidhur sa më siper paraqita.
Duke ju falenderuar per bashkepunimin,

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit