-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbrojtja e Thaçit kërkon pafajësi dhe lirim të menjëhershëm

Kryesoret

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, i ka kërkuar Gjykatës Speciale që klienti i tij të shpallet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës dhe të lirohet menjëherë.

Në parashtresën përfundimtare, mbrojtja ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për një dënim të gjatë, duke argumentuar se ai nuk përputhet me kuadrin ligjor që kishte fuqi në kohën kur pretendohet se janë kryer veprat.

Avokati ka theksuar se çdo vendim për dënim duhet të bazohet në ligjet në fuqi në periudhën përkatëse dhe se Kushtetuta duhet të ketë përparësi në interpretim.

Ai ka përmendur gjithashtu rrethana që sipas tij duhet të merren parasysh si lehtësuese, përfshirë dorëheqjen e Thaçit nga posti i presidentit, dorëzimin e tij vullnetar dhe bashkëpunimin me procesin gjyqësor, si dhe qëndrimet e tij publike në favor të paqes.

Vendimi i shkallës së parë për këtë çështje pritet të shpallet në fund të muajit maj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit