Java e 31-të e Kategorisë Superiore do të zhvillohet e shpërndarë në tre ditë për shkak të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Ndeshjet nisin të shtunën me sfidën Flamurtari–Vora, ndërsa të dielën luhen përballjet Tirana–Egnatia dhe Vllaznia–Teuta. Java mbyllet të hënën me takimet Bylis–Dinamo dhe Elbasani–Partizani, sfida që pritet të kenë ndikim si në garën për mbijetesë, ashtu edhe në luftën për kreun.









