Pas komentave të Zëvendëspresidentit J.D. Vance në Hungari, ku ai sugjeroi mundësinë e një përgjigje ndaj Iranit, Shtëpia e Bardhë ka mohuar çdo aludim për përdorimin e armëve bërthamore.
“Jam i bindur se do të marrim një përgjigje, pozitive ose negative, deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme lidhur me ultimatumin ndaj Teheranit”, dhe shtoi se “Kemi mjete që ende nuk i kemi vendosur të përdoren, dhe presidenti mund dhe do të vendosë t’i përdorë nëse Irani nuk ndryshon sjelljen e tij.”
Disa interpretuan këto fjalë si një sugjerim për përdorimin e armëve bërthamore, por Shtëpia e Bardhë i cilësoi këto interpretime si të pasakta.
“Fjalë për fjalë asgjë nga ato që tha zv.presidenti nuk nënkupton armë bërthamore, ju klounë.”









