-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama për akuzat e pastrimit të parave: Maskarenj që s’pranojnë dot suksesin e Shqipërisë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim me investitorët e sektorit të ndërtimit në kryeqytet, ku ka theksuar rolin transformues që ky sektor po luan në Shqipëri, duke e afruar vendin më shpejt drejt Bashkimit Europian.

Ai ka hedhur poshtë akuzat që lidhen me pastrimin e parave dhe ka cilësuar si të pavërteta teoritë që e lidhin sektorin me krimin.

“Për të gjithë ata që lehin, në çdo gjuhë që lehin, nga shqipja deri në anglisht dhe gjuhë të tjera, dhe që menjëherë nxitojnë ta kokrrizojnë këtë transformim të Shqipërisë dhe Tiranës si transformimin e krimit, sot që flasim ky projekt ka 350 apartamente të porositura nga vetëm diaspora shqiptare dhe që janë të porositura dhe nuk paguhen me cash, por me bankë,” tha Rama, duke theksuar se këto projekte janë pjesë e një transformimi real dhe të dukshëm për qytetet dhe Shqipërinë.

Ai gjithashtu ka hedhur poshtë kritikat për korrupsion dhe ka theksuar se nëse një sipërmarrës paguan 14 milionë euro taksa, kjo është një dëshmi që korrupsioni nuk mund të ekzistojë në një kontekst të tillë. “Nëse rriten të ardhurat, nuk rriten nga shiu, por nga taksat. Dhe nëse arka e shtetit ka më shumë të ardhura, dhe ne kemi shumë më shumë të ardhura, atëherë do të thotë që ka më pak korrupsion,” shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit