Pas shpalljes së armëpushimit dyjavor nga Donald Trump, tregjet globale u qetësuan përkohësisht, me rënie të çmimeve të naftës dhe rritje të aksioneve, ndërsa Irani sinjalizoi hapje ndaj diplomacisë.
Megjithatë, situata u tensionua sërish pas sulmeve izraelite në Liban, që nxiten reagimin e Teheranit dhe kërcënime për rifillim të luftimeve.
JD Vance theksoi se Libani nuk është pjesë e marrëveshjes, por Irani e konsideron këtë shkelje të armëpushimit.
“Nëse iranianët duan që negociatat të dështojnë për shkak të Libanit, i cili nuk ka lidhje me ta dhe për të cilin Shtetet e Bashkuara nuk thanë kurrë se ishte pjesë e armëpushimit, atëherë kjo është zgjedhja e tyre.”
Këto zhvillime rikthyen pasigurinë në tregjet e energjisë, veçanërisht për shkak të rolit kyç të Ngushticës së Hormuzit në furnizimin global me naftë dhe gaz.
/5pyetjet.al









