-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bajram Begaj: Nga sot shqiptarët kanë një mik më pak

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel.

Begaj shprehu vlerësimin e tij për Engelin, duke e konsideruar si një ndër personalitetet amerikane më të përkushtuara ndaj çështjes shqiptare dhe shqiptarëve.

“Sot u nda nga jeta Eliot Engel, një mik i madh i shqiptarëve dhe një derë gjithmonë e hapur për ta. Me mirënjohje të thellë, falënderojmë për gjithçka që bëri për Kosovën dhe për kombin shqiptar, veçanërisht në momentet më të vështira të historisë sonë.

Emri i tij do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe në zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë tanë më të vyer, që qëndroi pranë nesh me përkushtim dhe guxim.

U prehsh në paqe!”, shkruan presidenti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit