Emiratet e Bashkuara Arabe kanë reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar rëndësinë e kësaj rruge për transportin global të naftës dhe gazit.
Sulltan Ahmed Al Jaber, ministër i industrisë i Emirateve, deklaroi se çdo tentativë për kufizimin e këtij korridori strategjik do të përbënte një kërcënim për sigurinë globale. Ai e vlerësoi këtë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për ekonominë dhe sigurinë energjetike të vendeve të tjera.
“Nuk është një çështje rajonale; është prishja e një linje jetësore ekonomike globale dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë energjetike, ushqimore dhe shëndetësore të çdo kombi,” u shpreh Sulltan Ahmed Al Jaber në rrjetet sociale.









