Policia e Tiranës ka vënë në pranga 51vjeçarin, Ylli Misku, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.
Misku rezulton i dënuar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Vjedhje në rrethana rënduese”.
Sipas policisë, Misku ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Bologna, Itali, në korrik të vitit 2022, me 5 vite burg.
Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ndërsa vijojnë procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet italiane.









