Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shprehur mbështetje të plotë për planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur një bllokadë detare ndaj porteve iraniane.
Ky veprim ka ardhur pas dështimit të bisedimeve të paqes me Iranin, të cilat nuk kanë arritur asnjë marrëveshje konkrete.
“Ne e mbështesim plotësisht këtë qëndrim të vendosur të Shteteve të Bashkuara dhe jemi të koordinuar me ta në çdo moment të këtij procesi. Vendimi për bllokadën detare është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj sjelljes së Iranit, i cili ka shkelur rregullat gjatë negociatave dhe ka refuzuar të arrijë një marrëveshje. Ne jemi të angazhuar në një partneritet të ngushtë me SHBA-në për të mbrojtur sigurinë globale dhe për të parandaluar zhvillimin e armëve bërthamore në Iran.”









