Nënpresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do ta vlerësojnë Iranin bazuar në veprimet konkrete dhe jo në deklaratat publike, duke theksuar se procesi i negociatave synon të tregojë nëse Teherani është i gatshëm të bëjë lëshime reale.
Deklaratat e tij u bënë gjatë një interviste për Fox News, në një kohë kur diskutimet diplomatike mes palëve vijojnë në nivele të ndryshme.
“Nuk na intereson shumë ajo që thonë iranianët. Na intereson më shumë ajo që bëjnë. Një pjesë e asaj që po përpiqemi të bëjmë në këto negociata është të shohim sa seriozë janë në të vërtetë. Për të qenë seriozë, nuk mjafton vetëm të thonë gjërat e duhura, por duhet të bëjnë lëshime të vërteta”, tha Vance për Fox News.









