-sidi education-spot_img
31.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Mesazhet me zemër e shpirt mes Kryemadhit dhe Ramës: Ne të dyve na bashkon shija

Kryesoret

Në procesin gjyqësor kundër saj dhe Ilir Metës, Monika Kryemadhi sot ka nxjerrë mesazhet e komunikimit me kryeministrin Edi Rama në 2014. Në këto mesazhe, që lexoi Kryemadhi, ish-deputetja thotë se Rama ka qenë në dijeni të procesit për projektet e kushëririt të saj Adrian Shatkut.

Kryemadhi u ndal te komunikimet me ish-kreun e AKEP-it, Piro Xhixho, duke theksuar se në asnjë rast nuk ka pasur biseda me të lidhur me pretendimet e SPAK-ut për korrupsion apo shpërdorim detyre.

“Unë mora të gjithë listën e përgjimeve dhe ato ambientale dhe telefonike dhe hapja e celularit. Janë shumë mesazhe. E gjithë akuza është bazuar në 90% e mesazheve në telefon por të nxjerra nga konteksti.

Një nga këto është me Pirro Xhixhon por zero për pretendimet e SPAK-ut për Adrian Shatkun. Në komunikimit me mia me Xhixhon kanë qenë për funksionimin e AKEP-it dhe unë si anëtare komisioni dhe licencimin e AMC-së dhe mesazhet që unë kam me Edi Ramën.

Mesazhi që i kam drejtuar Ramës;

Monika Kryemadhi: E di që je i lodhur por duhet me e mbyllur me bordin e vjetër por duhet të jenë të dy bashkë edhe Milena dhe Ahmetaj…
Edi Rama: Kush bord o zemër

Monika Kryemadhi: AKEP-i, Pirro Xhixho

Edi Rama: Po diskutoj me ata se bëjnë naze shumë. Do të flas me Ahmetajn dhe të them se u nis për në USA sot

Monika Kryemadhi: Edi që nuk ke nerva, por AMC nuk bëhet me Nacen dhe Blacen, duhet vendim nga bordi i Mynihut

Edi Rama: E di, e kam të qartë! Ne të dyve na bashkon, shija, është çudi më vete

Monika Kryemadhi: Për Zotin u emocionova” tha ajo.

Avokati i Metës: Do të kërkojmë rreth 150 dëshmitarë, mes tyre edhe kryeministri Rama

Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, zbardhen dëshimtarët e thirrur nga SPAK

Përplasje me sigurinë në gjykatë, avokati i Kryemadhit ndalohet të futet brenda

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit