Kreu demokrat Sali Berisha, këtë të premte nga selia blu në konferencë për mediat ka lexuar raportin IBAR të 21 majit ky i fundit i kaluar nga Këshilli i BE për integrimin e Shqipërisë për Bashkimin Europian, sipas Berishës Kryeministri Edi Rama fsheh publikimet e sakta të raportit dhe goditjet reale ndaj realitetit egzistues në vend.
Fjala e Berishës
Tani, pikërisht për këtë qëllim, është paraqitur këtu në këtë tabelë, kjo është matrica në të cilën krahasohet paragraf për paragraf, raporti siç u paraqit nga Komisioni në shkurt të vitit 2026, në raportin siç u miratua nga COELA më 21 maj të vitit 2026 dhe që iu dërgua Këshillit të Ambasadorëve.
Një punë jashtëzakonisht serioze.
Siç e shihni, është ndërhyrë direkt në strukturën e dokumentit.
Nga faqja 1 gjer në faqen 5 renditeshin vlerësime të përgjithshme për progresin e Shqipërisë në raportin e shkurtit.
Kryq, vizë, hiqen totalisht. I hequr.
Dokumenti i unifikuar fillon direkt me draft-pozicion.
Seksioni i hyrjeve i lajleve dhe luleve hidhet në kosh.
Çfarë është ky sinjal diplomatik?
Shumë i fuqishëm.
Eliminohet tërësisht narrativa e progresit të Shqipërisë. Tre faqe të mbushura me këtë narrativë dhe kalohet direkt në kërkesat ndaj standardeve.
Pra, ky është një shërbim i madh.
Imagjinoni ju po të ishin ato se ç’do bënin mediat e qeverisë duke manipuluar dhe mashtruar shqiptarët.
Asnjë fjalë.
Dy.
Zgjedhjet bashkiake. Një gjuhë e përgjithshme ekzistonte në shkurt.
Në maj kërkohet zbatim në kohë dhe efektiv në prag të zgjedhjeve të të gjitha kërkesave të OSBE/ODIHR.
Pra, në qoftë se ajo ishte me gjuhë të pambuktë, hiqen dorezat dhe i përplasen të gjitha Edi Ramës.
Bëhet presion kohor i qartë lidhur me zgjedhjet e ardhshme.
Qeveria nuk besohet më për zgjedhjet.
Tre.
Ndryshimi kapital.
E paimagjinueshme. Nuk ekziston fare në raportin e shkurtit i shkruar me lobingje.
Çfarë thotë raporti IBAR i 21 majit?
Shqipëria duhet të sigurojë garë të barabartë, sepse nuk ka pasur garë të barabartë në zgjedhje, duke marrë masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe institucioneve.
E thotë raporti, nuk kishte një fjalë pra, i është shtuar. Duke marrë masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe institucioneve.
Dhe më tej godet në mënyrë fatale rrjetet terroriste të patronazhistëve. Sigurisht aty nuk përdoret fjala terroriste, por ja ku e keni, ndikimin e rrjeteve të patronazhimit.
Çka do të thotë se këto rrjete janë bërë famëzeza në BE, në Evropë dhe në botë.
I keni parasysh ju lavdërimet që i bën Edi Rama terroristëve elektorale?
Ja ku i kanë.
Raporti i shkurtit asnjë fjalë.
COELA erdhi në mision faktmbledhës në Shqipëri. Erdhi, i pa gjërat në vend dhe shtoi masat anti-farsë elektorale.
Kjo është hera e parë që BE emëron rrjetet e patronazhimit. Kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe terroristëve elektoralë anëtarë të këtyre rrjeteve.









