-sidi education-spot_img
22 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Luksemburgut

Kryesoret

Shqipëria po zhvillon ndeshjen e dytë miqësore të këtij grumbullimi nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, por ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh 0-1 ndaj Luksemburgut në “Air Albania”.

Goli i vetëm i fraksionit të parë u shënua nga Danel Sinani në minutën e 8-të, duke i dhënë avantazhin miqve. Kuqezinjtë reaguan më pas dhe morën kontrollin e lojës për disa momente, por pa arritur të krijojnë raste të pastra shënimi.

Shqipëria pati mundësinë më të mirë me Kristjan Asllanin në minutën e 19-të, por goditja e tij nga distanca u neutralizua nga portieri Tiago Pereira. Pjesa e parë u karakterizua edhe nga ndërhyrje të forta dhe disa kartonë të verdhë për të dy skuadrat.

Trajneri Maran ka bërë disa ndryshime në formacion, duke i dhënë hapësirë lojtarëve si Myrto Uzuni dhe Nedim Bajrami, ndërsa kuqezinjtë pritet të kërkojnë përmbysjen në pjesën e dytë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit