Në Tiranë ka vijuar protesta qytetare kundër qeverisë, e cila ka hyrë në ditën e shtatë të saj dhe është zhvilluar përpara godinës së Kryeministrisë.
Sipas raportimeve nga terreni, pjesëmarrja e qytetarëve ka mbetur e qëndrueshme dhe, me kalimin e orëve, në shesh janë parë edhe protestues të rinj që i janë bashkuar tubimit.
Protestuesit kanë artikuluar kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar, duke e lidhur pakënaqësinë e tyre me çështje që, sipas tyre, lidhen me ekonominë, emigracionin, pagat, pensionet dhe funksionimin e institucioneve.
Thirrjet “Rama ik” dhe “Të dorëhiqet qeveria” janë dëgjuar vazhdimisht gjatë protestës.
/5pyetjet.al









