Forcat izraelite kanë vijuar sulmet ajrore në Libanin jugor dhe periferi të Bejrutit, duke shkaktuar të paktën 17 viktima dhe 15 të plagosur, pavarësisht armëpushimit që është në fuqi që prej 17 prillit.
Sulmi i fundit synoi një apartament në Sueifat, zonë e konsideruar bastion i Hezbollah. Izraeli ka shpallur territorin nga kufiri deri te lumi Zahrani si “zonë beteje”, ndërsa Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për sulme me dronë kundër forcave izraelite.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga operacionet izraelite në Liban ka arritur të paktën 3,324 persona, duke treguar se armëpushimi praktikisht nuk po respektohet.
/5pyetjet.al









