Tirana është përfshirë nga një protestë masive kundër projektit të ndërtimit në Zvërnec, ku mijëra qytetarë dolën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e investimit në zonën e mbrojtur.
Protestuesit dhanë një ultimatum prej 24 orësh dhe paralajmëruan se do të vijojnë aksionet deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Këtu vendosim ne… 24 orë afat… Rama në burg, Berisha në burg… lironi zyrat… nesër në orën 18:00 te Gjergj Kastrioti dhe më pas këtu. Nuk do të largohemi nga ky shesh pa u plotësuar kërkesat tona. Duam që ligji i zonave të mbrojtura të anulohet, të ndalen projektet që shkatërrojnë tokat dhe mjedisin, dhe të largohen oligarkët që po përfitojnë në dëm të qytetarëve. Kjo është toka jonë dhe e rinisë sonë, dhe ne nuk do ta lëmë të shkatërrohet pa u dhënë zgjidhje. Shqipëria nuk është për të fortët, por për njerëzit që e duan dhe e mbrojnë atë,” brohoritën protestuesit.
/5pyetjet.al









