-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

10 të vdekur, pas sulmit të Moskës në Ukrainë

Kryesoret

Të paktën 10 të vdekur e me dhjetëra të plagosurt është bilanci i një sulmi masiv të Rusisë me raketa dhe dronë në disa qytete të Ukrainës gjatë natës.

Gjashtë viktima u raportuan në Dnipro dhe katër në kryeqytetin Kiev, ndërsa mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

Sulmet nuk kursyen ndërtesa banimi dhe objekte civile, duke shkaktuar zjarre dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar vazhduan kërkimet për persona që dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja, teksa paqja duket sërish e largët.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se sulmi ishte përgjigje ndaj operacioneve të mëparshme ukrainase dhe se objektivat e planifikuara ishin goditur me sukses. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar më herët për mundësinë e një sulmi të madh rus dhe u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë alarmet ajrore.

Javën e kaluar, ai i shkroi presidentit Donald Trump dhe Kongresit të SHBA-së, duke kërkuar që sistemet Patriot t’i përgjigjen sulmeve ajrore ruse, edhe pse përpjekjet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja për të negociuar një fund të konfliktit kanë ngecur që nga shpërthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ku është përqëndruar tani vëmendja dhe burimet e Uashingtonit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit