Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në një pishinë në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka pësuar infarkt gjatë larjes.
Sipas policisë, adoleshenti ka pësuar infarkt teksa po notonte brenda në pishinë.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.