-sidi education-spot_img
25 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe: Banorët nuk duhet të presin më, pronat duhet të regjistrohen sipas Kodit Civil

Kryesoret

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin për vonesat në procesin e regjistrimit të pronave të cilat prej vitesh ndodhen në legalizim. Ai kërkon verifikim të arsyeve pse shumë banesa nuk po regjistrohen në emër të përfituesve, pavarësisht afateve ligjore të parashikuara në Kodin Civil.

“Ka një nen të posaçëm. Kam thirrur edhe zv.kryeministren këtë javë për interpelancë në Parlament. Në Kodin Civil është e drejta e parashkrimit për një ndërtim të bërë në një pronë të caktuar, që duhet të ishte legalizuar në harkun e 20 viteve.

Ka një afat në Kodin Civil që kjo pronë tashmë duhet të regjistrohet në emrin tim. Dua që të verifikoni pse këto prona nuk regjistrohen më në emër të përfituesit.

Bëhet fjalë për banesa të cilat kanë qenë në proces legalizimi për 20 vite me radhë dhe e kanë fituar të drejtën përmes Kodit Civil. Ata nuk presin më fare nëse do t’u shqyrtohet dosja në Kadastër apo jo”, u shpreh Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit